SPORT
Ja kur do të zhvillohet finalja Majlinda Kelmendi – Gili

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmedi është kualifikuar në finale të Grand Prix të Tel Aviv 2019.
Kelmendi ka mposhtur xhudisten rumune, Andreea Chitu në kategorinë -52 kilogramë, shkruan GazetaBlic.
Në finale, xhudistja nga Peja, Majlinda Kelmendi do të takohet me Cohen Gili.
Federata ndërkombëtare e Xhudos ka njoftuar se finalet e kategorisë -52 kg do të zhvillohen nga ora 16:00.
Deri më tani, Majlinda Kelmendi ka fituar ndaj xhudistes nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani dhe zviceranes, Fabienne Kocher