LAJME

Nëse pi kafe çdo mëngjes, lexoni këtë që është zbuluar dhe ndajeni atë me miqtë dhe të afërmit

Ka nga ata që preferojnë ekspres, të tjerë amerikanë dhe ata në një nga variantet e shumta që janë në qarkullim në çdo cep të botës, por sigurisht që nuk ka asnjë të rritur i cili asnjëherë nuk ka provuar të pijë kafe.Për shumë veta është një ritual, për shumë zakon, sidomos në mëngjes, sepse pothuajse për këdo është mbi të gjitha një kënaqësi, shkruan ShkodraNews. Por mendimet rreth kundërindikacioneve të kafesë e bëjnëë “të hidhur” për ata që nuk duan të heqin dorë nga shëndeti i mirë. Tani, megjithatë, vjen një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e kafesë: është e mirë për trurin, lëkurën dhe trupin.Këtu janë 5 arsye të mira (dhe të shëndetshme) për ta pirë kafen:

1) Është e pasur me antioksidantë: sipas një studimi të kryer në vitin 2005 nga Universiteti i Scranton, në SHBA, kafja lufton plakjen.

2) Aroma e kafesë ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të strresuar: Një kërkim i Universitetit Kombëtar në Seul ka shkuar edhe më tej, duke shqyrtuar trurin e minjve nën stres për shkak të mungesës së gjumit, e sipas tyre aroma e kafesë mund të shkaktojë ndryshime në proteinat që shkaktuan këtë stres.

3) Kafja mund të zvogëlojë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit: për të mbështetur atë ishte një studim i Dr. Ronald Postuma, i cili në vitin 2012 tregoi se si pija ndihmon për të kontrolluar lëvizjet e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje

4) Kafja është e mirë për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool: në këtë rast provimi vjen nga një studim që ka ekzaminuar 125 mijë njerëz, duke ardhur në përfundimin se ata që pijnë të paktën një filxhan kafe në ditë kanë 20% të mundësisë të prekjes nga cirroza e mëlçisë, e cila është patologjia tipike e atyre që konsumojnë alkool të tepërt.

Ore dore Rolex

5) Pirja e kafe zvogëlon prirjen për të bërë vetëvrasje: këtë herë Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, sipas të cilit pirja e 2 deri 4 filxhanë kafeje në ditë ul me 50% rrezikun për vetëvrasje. 

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close