LAJME

Së shpejti linja e autobusit Prishtinë-Aeroport

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për të subvencionuar linjën e autobusit Prishtinë-Aeroporti “Adem Jashari”.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini, ministri Pal Lekaj.

Sipas tij, kjo vjen pasi ministria disa herë e shpallur ofertën për të gjithë të interesuarit për ta marr përsipër këtë, mirëpo nuk ka pasur asnjë interesim nga kompanitë.

“Sot do të kem një takim me kryetarin e Prishtinës, për të nënshkruar një memorandum  mirëkuptimi për të subvencionuar linjën Prishtinë-Aeroport, kjo meqë ne kemi pasur shpallje për të interesuarit, por deri më tani asnjë kompani nuk është ofruar dhe ka mbetur vetëm të bëjmë një marrëveshje të mirëkuptimit me Prishtinën. Ne si Ministri e Infrastrukturës do ta subvencionojmë dhe të filloi linja e autobusit Prishtinë-Aeroport. Përmbi 24 herë kemi shpall interes”, ka thënë ministri Lekaj

Ore dore Rolex

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close