LAJME

Nëna që vrau dy vajzat e saj del para gjykate, këto janë janë fjalët e saj

Kjo është fotografia e parë e një nëne, e cila është akuzuar për vrasjen e dy vajzave të saj një vit pas vdekjeve misterioze brenda disa javësh.

Louise Porton, 22 vjeçare, nga Skiddaw, Rugby, u paraqit në Gjykatën e Leamington Magistrates këtë mëngjes dhe akuzohet për vrasjen e Lexi Draper, 3 vjeçare dhe Scarlett Vaughan, 16 muajshe, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Image

FOTO GALERI

Lexi u gjet e vdekur në shtëpi në orët e hershme të 15 janarit të vitit të kaluar pas raporteve se ajo ishte e pavetëdijshme.

Dy javë më vonë, më 1 shkurt, motra e saj e vogël Scarlett, vdiq pasi u sëmur në shtëpi.

Ore dore Rolex
Image

E veshur me një triko të bardhë dhe fund gri, Porton foli vetëm për të konfirmuar emrin, datën e lindjes dhe adresën, gjatë seancës dy minutëshe.

Ajo u mbajt në paraburgim dhe do të shfaqet nëpërmjet një video lidhjeje për paraqitjen e saj të ardhshme në Warwick Crown Court të martën më 29 janar.

Image

F

Anëtarët e familjes së saj ishin të pranishëm në gjykatë dhe u fotografuan duke lënë Qendrën e Drejtësisë në Warwickshire./BS

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close