SHENDETI

Këto ushqime ju ndihmojnë të largoni dhjamin nga stomaku

Edhe nëse jeni me dietë, apo kryeni ushtrime të sforcuara, dhjami i barkut është pjesa më e vështirë për t’u hequr.

Avokado

Gjysma e avokados përmban afërsisht 10 gram yndyrna të shëndetshme, të cilat e ndalojnë trupin tuaj të rezervojë dhjamë në këtë pjesë të trupit.

Bananet

Ato përmbajnë 422 miligramë kalium, një mineral, i cili limiton sasinë e sodiumit që fryn barkun.

Ore dore Rolex

Kosi

Një gotë kos ndihmon në shtimin e baktereve të rëndësishme në trupin tuaj, të cilët luftojnë bakteret e tjera që shkaktojnë fryrjen.

Frutat e pyllit

Përmbajnë antioksidantë, të cilët ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, duke sjell më shumë oksigjen tek muskujt.

Një gotë kos me fruta pylli, përpara regjimit tuaj të stërvitjes do t’i ndihmonte muskujt tuaj.

Çaji jeshil

Tri gota çaj në ditë shtojnë metabolizmin tuaj dhe djegin 30 kalori.

Qitro

Vitamina C që ndodhet në qitro ndihmon që trupi juaj të djegë 30 % më shumë yndyrë gjatë stërvitjes tuaj.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close