FUNLAJME

Kartëmonedha 500 euro nuk do të lëshohet më në qarkullim

Banka Qendrore Evropiane pati vendosur që të ndërprejë prodhimin dhe lëshimin në qarkullim të kartëmonedhës në vlerë prej 500€ dhe si rrjedhojë duke filluar prej 27 janarit 2019, 17 nga 19 bankat qendrore kombëtare të eurozonës nuk do të lëshojnë më në qarkullim kartëmonedhën në vlerë prej 500€.

Për të siguruar një tranzicion të qetë dhe për arsye logjistike, Banka e Gjermanisë dhe Banka e Austrisë do të vazhdojnë të lëshojnë në qarkullim këtë denominim deri më 26 prill 2019.

Kartëmonedhat ekzistuese në vlerë prej 500€ to të vazhdojnë të mbeten tender ligjor dhe mund të përdoren si mjet pagese dhe gjithmonë do të ruajnë vlerën e tyre (d.m.th mund ta shpenzoni ose ruani atë).

Gjithashtu bankat komerciale, zyrat e këmbimit dhe palët e tjera komerciale mund të vazhdojnë të riqarkullojnë kartëmonedhën ekzistuese në vlerë prej 500€.

Ashtu si të gjitha denominimet e tjera të kartëmonedhave euro (të serisë së parë), edhe denominimi në vlerë prej 500€ gjithmonë do të ruajë vlerën e saj dhe mund të këmbehet në një bankë qendrore kombëtare të zonës së euros në çdo kohë./ Klan Kosova

Ore dore Rolex

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close