LAJME

Prej 1 shkurtit, veturat duhet të mbajnë tikete mjedisore

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka aprovuar pullën mjedisore për automjete. Kjo pullë mjedisore do të përdoret gjate procesit për matjen e emisioneve (gazrave) dalëse nga burimet e lëvizshme apo nga automjetet motorike sipas kategorive përkatëse.

Ky vendim obligon të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeteve dhe të Homologimit që të fillojnë zbatimin e tij që nga data 1 shkurt 2019, transmeton Indeksonline.

Vendimi është i bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.08/2016 për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes.

“Pulla apo tiketa mjedisore e automjeteve është një shenjë që vendoset ne pjesën e përparme të xhamit të automjeteve për të treguar nivelin e emisioneve që emetohen nga automjeti përkatës”, thuhet në njoftim.

Qëllimi i përdorimit të saj është reduktimi i ndotjes së ajrit nga burimet e lëvizshme duke përcaktuar zona të lejuara apo të ndaluara për qarkullimin e automjeteve varësisht nga niveli i emetimeve të gazrave që lirojnë ato

Ore dore Rolex

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close