LAJME

Vuçiq thotë se nuk do të lejojmë që serbët të vdesin nga uria në Kosovë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk do të lejojë që serbët në Prishtinë apo në vende tjera të botës të vdesin nga uria.

“Ne nuk do të lejojmë që njerëzit tanë të vdesin nga uria, edhe pse këtë shumica e dëshirojnë dhe jo vetëm në Prishtinë apo në pjesë tjera të botës, por për fat të keq edhe këtu në Serbinë qendrore”, tha sot Vuçiq, pas shpërndarjes së kontratave të punës për të diplomuarit më të mirë të fakulteteve mjekësore dhe të shkollave të mesme në Serbi, raporton Kossev.

Ai thotë se kjo gjendje paraqet “një problem serioz”, dhe se Serbia “do të ndihmojë serbët atje sa të mundet në këtë situatë shumë të vështirë dhe komplekse”, dhe shton se nga bashkësia ndërkombëtare nuk pret asgjë “si zakonisht”.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close