Mos e hidhni lëvozhgën e vezës, bën mrekulli në shëndetin tuaj

Sipas “Agroweb”, nevoja për doza të bollshme ditore të kalciumit, është diçka tepër e rëndësishme për organizmin tonë.
Në këtë artikull do të njiheni me detaje të nevojshme për lëndët ushqyese që përmban lëvozhga e vezëve. Po ashtu ky artikull do të shpjegojë se si mund ta konsumoni pluhurin e lëvozhgës së vezës.
Kalcium: Lëvozhga e vezës është një nga përbërësit më të pasur me kalcium, që gjenden në botë. 90% e lëvozhgës përmban kalcium.
Minerale: Në lëvozhgën e vezës gjenden shumë minerale të tjera siç janë fosfori, magnezi, sodium, silikoni, hekuri dhe kaliumi.
Amino acidet: Në lëvozhgën e vezës gjenden edhe disa amino acide të rëndësishme siç janë cisteina, methijonina dhe lyseina të cilat janë thelbësore për shëndetin.
Gjysma e lëvozhgës mund të plotësojë dozën e rekomanduar ditore të kalciumit. Pluhuri i lëvozhgës zbut dhimbjet e osteoartritit, lëvizjes së muskujve dhe pakëson rënien e nivelit të dendësisë së kockave.
Mos i hidhni lëvozhgat e vezëve, ja si mund t’i përdorni për të përmirësuar shëndetin tuaj on Vidnews.