SPORT

Policia: Qytetarja u dënua sepse bërtiti me zë të lartë dhe nuk iu bind urdhërave të policit

Opinioni publik u qudit ditën e djeshme me një rast aspak të zakontë të dënimit me një 100 euro gjobë të Aida Gashit nga Prishtina për faktin se kishte qeshur me zë  të lartë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Ajo ka thënë se zyrtari i policisë i ishte afruar në momentin që ajo po priste një taksi dhe se i kishte thënë të mos qeshë.

Pas këtij momenti asaj i është shqiptuar gjoba prej 100 eurosh nga polici  Fatmir Miftari, pjesëtar i Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Ngjarja u bë virale në internet pasi vetë zonja në fjalë ka publikuar në rrjetin social Faceboook të gjithë rastin raporton Gazeta Blic.

Ore dore Rolex

E për këtë ngjarje ka ardhur edhe përgjigja e policisë së Kosovës.

Ata për Gazetën Blic kanë theksuar se vajza në fjalë ka bërtitur me zë të lartë duke mos iu bindur urdhërave të zyrtarëve policorë dhe se në nenin 8 pika 1 një shkelje e tillë  dënohet si kundra vajtje .

Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.

Policia ka theksuar se gjoba për kundra vajtje të tilla shkojnë  nga  30 deri ne pesëqind euro.

 Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close