SHOW BIZ

Reagon sërish Fjolla Morina, i quan njerëz të prapambetur ata që reagun keq ndaj performancës së saj

Performanca e Fjolla Morina mbrëmë në Skënderaj u komentua gjatë, ndërsa ishin të shumta komentet negative për të, krejt kjo lidhur me veshjen e saj, duke qenë se të pranishëm kishte dhe fëmijëshkruan GazetaBlic.

Lidhur me këtë Fjolla Morina ka reaguar sërish në Instagram, duke thënë se kjo nuk është hera e parë që ajo paraqitetet me një veshje të tillë.

Morina ka vazhduar duke thënë se me secilën artiste bëni kështu, merrni gurë dhe e qëlloni, dhe të gjitha problemet Kosovës i vijnë nga njerëzit e prapambetur.

“Sot jam zgjuar me disa tituj portalesh te tmerrshme qe i referoheshin dukjes dhe performances time ne Skenderaj! Wawwww nuk po i besoja syve tek lexoja disa prej tyre.Me pak fjale historia eshte kjo:

Fjolla Morina eshte nje kengtare performuese e nje zhanri te caktuar muzike.Ka nje stil te sajin dhe nuk demton askend qe zgjedh te performoj ne nje qytet me nje veshje te cilen nuk e ka per here te pare. Kam performuar dhe kenduar sic bejne te gjithe kengtaret e zhanrit tim.Per mua te gjitha skenat jane njesoj. Ata qe kishin ardhur ne shesh ishin aty per te pare e degjuar Fjollen qe shohin ne tv jo Fjollen qe doni ju. Po e theksoj dhe nje here isha mbrem ne Skenderaj e ftuar si Artiste per te performuar jo per te dhene interviste. Por nuk me cudit fakti qe kaq shume ju ka bere pershtypje veshja ime si e Rita Ores kur performoj ne Prishtine.Ju keni problem me cdo kengetare qe performon me nje trupore. Tani ju ca beni? Merrni “gura” dhe qelloni. Te gjitha kengtaret vishen me nje body, kendojne ne Tirane , Prishtine, Ferizaj, Gostivar, Tetove,Prizren pse nga ndryshon Skenderai nga te gjitha keto qytete. Une i kendoj Shqiptareve kudo qe jane pa dallim vendi per mua jane te gjithe publiku im. Pse nuk i lexova keto komente kur kendoja ne Prishtin ose ne Tiran a kudo qofte ku ka Shqiptare?!!! E di cka po ju them Kosoves nuk I vine problemet pse Fjolla kendoj me nje body,Kosoves I vine problemet nga njerzit e prapambetur te cilet drejtojne gishtin nga te gjithe vetem nga vetja jo. Po po nga ju qe beni shkrime moraliste e pastaj ju shohim ne TV ku shani e shfryni njeri tjetrin me fjalorin me te keq qe dini. Aty duhet ti keni kujdes femijet jo ne nje koncert. Flm publikut qe ishin aq te shumte e me keni prit aq mire! Po ju them dhe te fundit:

Ore dore Rolex

Sa per patriote une jam 1000 here me shume se disa qe hiqen te tille!”, ka shkruar Fjolla Morina./GazetaBlic

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close