LAJME

Nesër mot më i freskët dhe jo stabil

Nesër në Kosovë do të mbajë mot jostabil dhe më i freskët, vende-vende dhe herë pas here me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, njofton Meteo Ballkan, transmeton Gazeta Blic.

Në Shqipëri poashtu nesër do të jetë më freskët. Priten reshje të herë pas hershme shiu me vetëtima dhe bubullimë

Edhe në Maqedoninë e veriut dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot më i freskët dhe me vranësira të cilat herë pas here do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më shumë intervale kohore me diell dhe më nxehtë do të jetë në Maqedoni dhe jug të Shqipërisë.

Të martën në tërë rajonin pritet të kemi mot me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillim lokal të vranësirave. Do të jetë më nxehtë. Vende-vende priten rrebeshe izoluara shiu pasdite.


Nga e mërkura do të kemi më shumë diell dhe priten edhe ngritje të temperaturave.

Ore dore Rolex

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close