LAJME

9 muaj pas aksidentit ndërroi jetë në Turqi Egzon Kryeziu

Egzon Kryeziu, 27 vjeçar nga Prishtina, ka ndërruar jetë në orët e mesnatës në Stamboll, ku po trajtohej pas një aksidenti të rëndë komunikacioni, që pësoi bashkë me shokë në janar të 2019’së, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin e ka bërë të ditur vet babai i tij përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj me pikëlim te thellë se djali jonë Egzon Kryeziu sot në Stamboll ndërrojë jetë pas 9 muaj luftimit me plagët të marra nga aksidenti i rëndë. I falenderojmë të gjithë të cilët kanë ndihmuar për tu shëruar. Për ditën e varrimit ju njoftojmë me kohë. Familja Kryeziu”, ka shkruar Kryeziu.

Pak ditë më parë babai i Egzon Kryeziut kishte kërkuar ndihmë nga qytetarë që ta ndihmojnë financiarisht për shërim e djalit të tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se djali i tij Egzoni, ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku gjatë vitit 2018, dhe se ai është duke u mjekuar në Turqi, ku edhe iu ka nënshtruar gjashtë intervenimeve kirurgjike në kokë, të gjitha këto intervenime kanë kushtuar rreth 230 mijë euro.

Ore dore Rolex

Më tej thotë se edhe shtëpinë e ka nxjerrë në shitje por që ende nuk i është shitur, duke shtuar se do ta vë në shitje edhe veshkën në mënyrë që ta shërojë djalin e tij.

Egzon Kryeziu, 27 vjeçar nga Prishtina, bashkë me kolegun e tij të punës Valon Qela 29 vjeçar nga Mitrovica dhe morën lëndime shumë të rënda trupore në një aksident, komunikacioni i cili kishte ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë, në janar të 2019-së./gazetametro.net

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close