POLITIKE

Albin Kurti i bashkohet tifozëve të kombëtares së Kosovës, “Dardanëve”

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot është takuar me pjesëtarë të grupit të tifozëve të Kombëtares së Kosovës në futboll, “Dardanët”.

Ai është shoqëruar nga Arben Vitia dhe bashkëpartiakë e aktivistë tjerë të partisë gjatë takimit me tifozët e Kosovës.

Takimi i Kurtit me “Dardanët” vjen disa javë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje për herë të parë i doli në përkrahje Kombëtares së Kosovës në futboll.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, në ditën kur Kosova do të zhvillonte ndeshje, Kurti kishte thënë se me trup gjendej në Zvicër, por se me mendje dhe me zemër ishte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Sot do të jem në Aarau të Zvicrës, ku do të mbahet diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike, me deputetin zviceran, Cédric Ëermuth, dhe me bashkatdhetarët tanë. Me trup në Zvicër por me mendje dhe me zemër jemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema!”, kishte shkruar Kurti javë më parë.

Ore dore Rolex

Para këtij postimi, Kurti e kishte pasur problem ta pranonte Kombëtaren e Kosovës, duke e injoruar atë tërësisht kur zhvillonte ndeshje, teksa i kushtonte vëmendje vetëm Kombëtares së Shqipërisë.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close