LAJMEPOLITIKE

Jeta Xharra e bën për pesë pare Albin Kurtin: Qysh e luftoni korrupsionin kur po e toleroni korrupsionin brenda

Albin Kurti me ekipin e tij ishte në emisionin e Jeta në Kosovë përballë Jeta Xharrës për të shpalosur programin e tij qeverisës.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër u zu ngushtë nga moderatorja në lidhje me rastet korruptive të z.Agim Bahtiri në Mitrovicë dhe të z.Mytaher Haskuka në Prizren.

Ajo ia përmendi konkretisht futjen në punë jashtëligjshëm dhe mbajtjen në punë jashtëligjshëm që z.Bahtiri iu bën disa personave të afërm, shkruan Periskopi.

Ore dore Rolex

Po ashtu, Xharra ia përmendi mos-shkarkimin e një drejtori në Prizren që është i dënuar me kusht për korrupsion.

Kurti deklaroi që për këto çështje do të ishte mirë të pyetej z.Haskuka, pa ditur se si të përgjigjej në pyetje. Por, Xharra insistoi duke i thënë që “jeni ngulmues në luftën kundër korrupsionit, dhe se Haskuka është pjesë e partisë suaj”.

Pa ditur se si të përgjigjet, ai thjesht deklaroi se “nuk e dinte se kush kujt i rrinte afër”.

Gjatë këtij emisioni folën të gjithë të pranishmit si pjesë e ekipit të Kurtit, Albulena Haxhiu, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Hajrulla Çeku, Liburn Aliu, Arbër Vitia e Yllza Hoti.

Por, Glauk Konjufca edhe pse ishte pjesë e emisionit, ai qëndroi gjithë kohës ulur duke mos e folur asnjë fjalë të vetme.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close