POLITIKE

NISMA-s i bashkohet kampioni i shumëfishtë i botës në Kikboks, Azem Maksutaj

Nismës Socialdemokrate ka prezantuar sot aderimin më të ri, bëhet fjalë për kampionin e shumëfishtë botëror në kik-boks, Azem Maksutajn.

Atij mirëseardhje i ka uruar kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i cili tha se sot është ditë e vecantë për Nismën Socialdemokrate, i cili tha se djemtë dhe vajzat më të mira të vendit të cilët për shkaqe që dihen janë larguar nga vendi, po i kthehen Kosovës për të dhënë kontributin e tyre në shtetndertim.

“Nisma është kthyer në një subjekt që po afiromon njerëzit tanë në diasporë që kanë treguar rezultate, duke na nderuar si komb e e si vend me sukseset e tyre. Nga tani e tutje do të jetë pjesë e pandashme e Nismës, nipi i të madhit Dervish Shaqa. Ai ka vendosur t’i bashkangjittet projektit tonë Bashkë për Shtetin”, ka thënë ndër të tjera Limaj në një konference për media.

Kandidati për kryeministër të vendit, ka ftuar njerëzit tanë që janë jashtë vendit të kthehen në atdhe dhe më pervojen e tyre të na ndihmojnë në shtetndertim.

“Azem Maksutaj na ka bërë bërë krenar në cfardo ringu e gare dhe kurrë nuk ka heq dorë nga identiteti vet dhe cdo shqiptarë e ka bërë krenar me sukseset e tij”, ka shtuar Limaj.

Ore dore Rolex

E nga ana e tij, Aze Maksutaj tha se ka shumë respekt për kreun e Nismës prandaj ka vendosur t’i bashkohen Nismës dhe pret që përmes këtij subjekti të fuqizojë rininë, sportin dhe diasporën në përgjithësi.

Etiketat

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close