
Nga 20 deri në 300 euro po llogaritet vota e një personi në rrjetet sociale.
Shumë platforma të shit – blerjes, janë kthyer në vendet ideale për ta publikuar çmimin e votës së një individi në Kosovë.
REL, ka telefonuar personat që kanë publikuar çmimin e votës së tyre, mirëpo shumica nga ta e kanë mohuar që kanë publikuar shpallje.
“Jo valla jo, s’di gja”, ka thënë njëri.
“Kumedit ndonjë shok ka bo hajgare kumedit”, ka pohuar një person tjetër.
Disa nga ta, kanë publikuar edhe çmimet për partitë. Njëri ka thënë se 300 euro ia shet votën PDK-së, 150 euro për LDK-në ndërsa për VV-në 70 euro.