LAJME

Aksident në Vushtrri, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me ç’rast motoçiklisti pas trajtimit në emergjencën e Vushtrrisë është liruar në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Vushtrri, përkatësisht afër objektit të Akademisë për siguri publike.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, njësitet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe sipas hetimeve dyshohet se shkaktar i aksidentit të jetë pakujdesia e vozitësit të veturës.

“Motoçiklisti ka pësuar lëndime të lehta me ç’rast pas trajtimit në spitalin e Vushtrrisë, është liruar në shtëpi”, ka thënë Zahiti.

Ore dore Rolex

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close