LAJMEPOLITIKE

Bahtiri: Koalicioni VV-PDK nuk do ndodhë kurrë, i fus duart në zjarr për këtë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Bahtiri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vendin tonë.

Bahtiri ka thënë se subjekti të cilit ai i takon, Lëvizja Vetëvendosje, do të fitoj zgjedhjet. Tutje ai tha se nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë një koalicion mes tyre dhe PDK’së.

“Ta japi besën. Për këtë unë i fus duart në zjarr”, ka thënë Bahtiri.

“Edhe po të mbaheshin dhjetë palë zgjedhje deri sa të krijohet një qeveri ne nuk futemi në një koalicion të tillë”

Ore dore Rolex

Tutje ai ka thënë se vota për Lëvizjen Vetëvendosje është e vetmja mënyrë që PDK të kalojë në opozitë.

Ai po ashtu ka apeluar që të ketë dalje masive në zgjedhje dhe që qytetarët pavarësisht cilit subjekt i takojnë të jenë të qetë ditën e zgjedhjeve. /Gazeta Express/

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close