SHENDETI

E dini sa kohë duhet ta mbani mishin në frigorifer? E vërteta befasuese

Përpara shpikjes së frigoriferëve me ngrirje, ruajtja afatgjatë e ushqimeve bëhej me ndihmën e dëborës ose motit të ftohtë.

Frigoriferi u shpik për herë të parë diku në mesin e viteve 1800 dhe u desh shumë kohë që kjo pajisje të zinte vend në çdo shtëpi në mbarë globin.

Falë ngrirjes, njeriu mund të ruajë shumë produkte ushqimore për një kohë të gjatë.

Një prej këtyre produkteve është mishi.

Ruajtja e mishit është një proces i rëndësishëm që shkon përtej thjesht futjes së mishit në qese e më pas në ngrirje.

Ore dore Rolex

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një udhërrëfyes specifik për sigurinë ushqimore kur vjen puna tek ruajtja e mishit.

Mishi i Pagatuar i Shpendëve

Mishi i pagatuar i shpendëve mund të zgjasë për një deri në dy ditë në frigorifer në një temperaturë minimale prej 4ºC.

Nëse e fusni atë në ngrirje ku temperatura është nën 0 ºC, mishi mund të zgjasë për deri një vit.

Mishi i gatuar mund të mbahet në frigorifer për disa ditë, ose në ngrirje për 2 deri në 6 muaj.

Mishi i Kuq Dhe Mishi i Derrit

Mishi i kuq dhe mishi i derrit mund të ruhen në frigorifer për deri 5 ditë.

Në ngrirje, ato janë të sigurtë për konsum deri në 12 muaj.

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org mishrat e gatuar mund të ruhen në frigorifer për deri 4 ditë ose në ngrirje për deri 6 muaj.

Mishi i Grirë

Mishi i grirë mund të ruhet në frigorifer për deri në 2 ditë dhe në ngrirje për deri 4 muaj.

Salçicet dhe Mishrat e Tjerë

Mishra të paketuar të skarës siç janë salçicet mund të zgjasin në frigorifer për deri në dy javë nëse ruhen në paketim të mbyllur.

Pas hapjes, ato janë të sigurt për konsum deri në pesë ditë.

Nëse i ruani në ngrirje, mishra të tillë mund të zgjasin deri në dy muaj.

Proshutat dhe Suxhuku

Proshutat mund të mbahen në frigorifer për deri një javë.

Suxhuku nga ana tjetër duhet ngrënë brenda dy ditëve.

Të dyja këto produkte mund të ruhen në ngrirje për deri një muaj.

Po Vezët?

AgroWeb.org ju këshillon se vezët e pagatuara mund të ruhen në frigorifer për deri një muaj.

Nëse janë të ziera, ato janë të sigurta për konsum deri në një muaj.

Të bardhat e vezëve, ose veza e rrahur duhet të ruhet në frigorifer dhe mund të konsumohet deri në një vit./AgroWeb.org

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close