LAJMEPOLITIKE

Pacolli: Haradinaj është kryeneç për taksën, të tjerët do ta heqin në tri ditët e para

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se po frikësohet nëse kandidatët për kryeministër do t’i mbajnë fjalët sa i përket taksës.

“Kam frikë të them se do t’i mbajnë fjalët kandidatët për kryeministër se nuk do ta heqin taksën. Ata që thonë se nuk e heqin ata gënjëjnë edhe pse se kam thënë që nëse vjen Ramush Haradinaj në pushtet ai është kryeneç”.

Pacolli në Zona Zgjedhore tregoi edhe se si në fillim e përkrahi taksën.

“E kam votuar taksën, por pas propozimit të Enver Hoxhajt dhe thotë se ai e propozon taksën. Papritmas Hoxhaj thotë se po e bëjmë propozimin për vënien e taksës dhe thotë se e ka diskutuar me Ambasadën e Amerikës. Këtë e kam bërë para kolegëve”.

“Hoxhaj ka thënë se e ka diskutuar dhe është në rregull me ta. Kam menduar se taksa ka qenë me vend për disa muaj. Kur e pashë që në rrafshin ndërkombëtar ka shumë pasoja atëherë e kam lut në çdo takim kryeministrin Haradinaj që të hiqet kjo taksë”.

Ore dore Rolex

“E kam parë se si u viktimizua Vuçiqi para nesh dhe ai gjunjëzim ishte taktikë e tij dhe ne i besonim viktimizimit të tij. E thashë dhe po e them edhe tani që ajo s’ka evituar produktet serbe. E kam parë që rrugët ilegale ishin duke u zgjeruar. Çmimet janë rritur përnjëherë dhe qyt është dashur të nxjerrë nga xhepi vet”.

“Nuk më takon mua të them se çka të bëj se s’jam kandidat për kryeministër. Por kushdo që vjen tri ditët e para do të merr vendim për taksën”.

“Taksa është një gjë që punon kundër nesh është kundër parimit të lëvizjes së lirë ndaj mallit apo kapitalit. Taksa duhet të hiqet. Nëse Haradinaj është kryeministër ajo nuk do të hiqet. Por çdo kryeministër tjetër që vjen do ta heqë taksën”.

“Nuk ka alternativë tjetër. E vetmja është që taksa të hiqet dhe SHBA të flasin qartë në këtë drejtim”.

“Matthew Palmer është njeri i vetëm që flet për Amerikën. Çka thotë ai e thotë Amerika. Ky mesazh duhet përcjellë”.

Pacolli tha se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Interpol dhe ka hyrë në agjendë edhe pse me vështirësi.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close