LAJMEPOLITIKE

VICE News: Çfarë dreqin po bën ish-kryeprokurori i Trumpit në zgjedhjet e Kosovës

Përfshirja e Matt Whitakerit në fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e portalit amerikan të lajmeve, “VICE News”.

“Çfarë dreqin po bën ish-kryeprokurori i Trumpit në zgjedhjet e Kosovës”, e ka titulluar shkrimin e tij ky portal informativ.

“VICE News” ka raportuar se si tubimi i PDK’së në lindje të Kosovës është karakterizuar nga thirrjet “SHBA, SHBA”, dhe “Trump, Trump”.

Portali amerikan ka përmendur një varg skandalesh në të cilat është përfshirë Whitaker – pa harruar dyshimin për mashtrimin e miliona veteranëve.

Në shkrimin e saj ka raportuar edhe për fotografinë e Veselit me Whitakerin në një pikë të “Burger King”, ose, siç është përshkruar, “në një pjesë e Amerikës në Kosovë”.

Ore dore Rolex

“VICE News” ka njoftuar se Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ambasada amerikane në Prishtinë nuk i janë përgjigjur pyetjeve për angazhimin e Whitakerit në Kosovë.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close