FAMILJEFUN

Gungaçi që i Dilte Çdo Ditë Kulaçi… dhe Nuk Falënderonte Asnjëherë!

Një grua po piqte çapatti(një lloj kulaçi) për një nga anëtarët e familjes së saj dhe gjithnjë gatuante një tjetër shtesë për të uriturit që kalonin pranë.

Ajo e linte çapattin shtesë (bukën) në prag të dritares, për këdo që do ta merrte atë.

Çdo ditë, një gungaç endacak vinte dhe e merrte çapattin (kulaçin).

Në vend që të shprehte mirënjohje, ai mërmëriste fjalët e mëposhtme ndërsa ai vazhdonte rrugën e tij: “E keqja që bën, mbettë me ty: e mira që bën, u kthehtë tek ty!”

Kjo vazhdoi ditë pas dite…

Ore dore Rolex

Çdo ditë, gungaçi vinte të merrte çapattindhe lëshonte fjalët: “E keqja që bën mbettë me ty: e mira që bën, u kthehtë tek ty”.

Gruaja ndjeu nervozizëm. “Asnjë fjalë mirënjohjeje, gjithë këto kohë!”tha ajo me vete …

“Çdo ditë ky gangster me të njëjtat pallavra!?”

Një ditë, e irrituar ajo vendos të merrej me të, “do ta heq qafe këtë gungaç,”tha ajo.

Dhe çfarë bëri ajo?

Ajo i hodhi helm tek çapatti që përgatiste për të!

E ndërsa ajo bëhej gati për ta vendosur në prag të dritares, duart e saj dridheshin.

Çfarë po bëj?tha me vete.

Menjëherë, ajo e hodhi çapattinnë zjarr, përgatiti një tjetër dhe e mbajti atë në prag të dritares.

Si zakonisht, gungaçi erdhi, mori çapattin dhe mërmëriti fjalët: “E keqja që bën, mbettë me ty: e mira që bën, u kthehtë tek ty!”

Gungaçi vazhdoi në rrugën e tij i qetë dhe tërësisht i pavetëdijshëm për acarimin që shkaktonte në mendjen e gruas.

Çdo ditë, kur gruaja ia vendoste çapattin në prag të dritares, ajo lutej për djalin e saj, i cili kishte shkuar në një vend të largët për të kërkuar një jetë më të mirë.

Për shumë muaj, ajo nuk pati lajme nga ai …

Ajo lutej që i biri t’i kthehej shëndosh e mirë. Atë mbrëmje, dëgjoi një trokitje në derë.Ndërsa e hapi, ajo u befasua kur e pa djalin e saj që rrinte tek dera. Ai ishte i mpakur dhe i dobët. Rrobat e tij ishin copë-copë dhe dhe të bëra pis. Ai ishte i uritur, i rraskapitur dhe i plogësht.

Sapo e pa nënën e tij. Ai i tha i menjëherë, “nënë, është mrekulli që jam këtu. Jo më shumë se një milje larg nga këtu, isha aq i uritur saqë u rrëzova. Unë do të kisha vdekur, por falë një gungaçi e mbajta frymën gjallë. Iu luta atij për një kafshatë bukë, dhe ai u tregua aq bujar sa të më jepte të gjithë çapattin (kulaçin)”

Madje ai më tha mua,“këtë ha çdo ditë; sot do t’jua jap të gjithin, sepse ke nevojë më shumë se unë”.

Ndërsa po dëgjonte ato fjalë, fytyra e saj u zbeh. Ajo u mbështet tek dera, s’po e mbanin gjunjët. Ajo kujtoi helmin që kishte kishte hedhur atë mëngjes. Sikur të mos e kish flakur në zjarr, do ia kish marrë jetën të birit me duart e saj!

Atëherë ajo e kuptoi rëndësinë e fjalëve: “E keqja që bën, mbettë me ty: e mira që bën, u kthehte tek ty!”

Bëni mirë dhe mos ndaloni kurrë të bëni mirë, madje edhe kur nuk vlerësohet. Do të ketë shpërblim të madh për çdo vepër të mirë që bëni në mënyrë vazhdueshme.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close