LAJMEPOLITIKE

Prokuroria hap hetimet ndaj vëllait të Xhafer Tahirit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë bën të ditur se kryeprokurori Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e video-incizimit në portalin Indeksonline publikuar me datë 03 tetor 2019, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëllai i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xh.T.

Sipas kësaj prokurori Syla ka kërkuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, ndriçimin e këtij rasti si dhe ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet, transmeton Klan Kosova.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close