LAJMEPOLITIKE

Gazeta gjermane Der Spiegel: Pse i frikësohen Albin Kurtit partitë tjera se ai po vjen si kryeministër?

Albin Kurti

Gazeta prestigjioze gjermane Der Spiegel në shkrimin e fundit për Kosovën dhe liderin Albin Kuritn ka shkruar se “Të gjithë kanë frikë nga Albin Kurti: vendosja politike e korruptuar në Kosovë, ekonomia, pakica serbe – dhe Perëndimi. Tani nacionalisti shqiptar dëshiron të vijë në pushtet.

Gazeta zvicerane: Albin Kurti një kandidat potencial dhe me serioz per kryeminister qe do ta drejtonte Kosovën ne rruge te mbarë

Gazeta zvicerane Tages-Anzeiger në shkrimin e fundit për Kosovën dhe liderin e saj modern Albin Kurtin ka publikuar një artikull për kandidatin për kryeministër, liderin e Vetvendosjes duke e quajtur atë një kryengritës që po lufton për të fituar zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Ndryshe ditë më parë edhe gazetat tjera zvicerane «Neue Zürcher Zeitung» në shkrimin e saj të titulluar: Vetëvendosje duhet të qeverisë Kosovën!, ka shkruar se deri tash kanë drejtuar Kosovën të majtë e të djathtë ska pasur ndyshime, ku vendin ku ka pasur ngecje në gjitha proceset perveç avancimit te krimit të organizuar.

“Albin Kurti është politikani më i popullarizuar i vendit. Për të fituar zgjedhjet të dielën ai po lufton me zell misionari”, ka shkruar gazeta zvicerane.

Ore dore Rolex

Ndër të tjera në këtë artikull flitet edhe për nivelin superior të Albinit karshi kundërkandidatëve.

“Me fjalimet e tij të mprehta dhe shpeshherë retorikisht briliante ai i l÷ pas kundërshtarët e vet. Kandidatët e tjerë për postin e kryeministrit nuk kanë pranuar deri më tani një duel në studio televizive me të”, shkruan ndër të tjera në gazeta.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close