LAJMEPOLITIKE

Baton Haxhiu godet kryeministrin e ardhshëm: Amerika e ka gati marrëveshjen Kosovë-Serbi

Gjatë bashkëbisedimit në emisionin “Top Talk”, përpos zgjedhjeve, analisti Baton Haxhiu foli edhe mbi atë çka pritet të ndodhë tani e tutje në Kosovë.

I pyetur mbi një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, i cili është shprehur se tashmë Kosova do të përfaqësohet në dialogun me Beogradin nga përfaqësues legjitimë, ndryshe nga ata që ishin, Haxhiu u shpreh:

“Nuk ka dyshime që do të ulen dhe do të bisedojnë. Njeriu i cili vjen për të kryer punë  në emër të SHBA nuk ka kohë për të pritur dhe për të sqaruar shumë gjëra të së kaluarës, sepse ata të kaluarën e dinë. Diskursi retorik nuk do të jetë në tavolinë, se nuk kanë kohë që t’i presin institucionet  e Kosovës, ata do ta kenë draft- in e gatshëm, domethënë e ke draft-in për negociata, por brenda është shumë pak i negociushëm”, tha ai.

Më tej shtoi:

“Këto gjëra janë të shpejta për arsye se ka shumë probleme në botë për t’u zgjdihur që mund ta presin problemin Kosovë- Serbi dhe këtu është ajo pika kritike. Pozicioni i Albin Kurtit do të jetë shumë shumë i vështirë, besoj që ai duhet të jetë super super kreativ, super bindës  dhe gjithashtu ta arrijë marrëveshjen, t’i bindë 5 vendet e BE-së  për ta njohur Kosovën, liberalizimin e vizave…”, u shpreh Haxhiu.

Ore dore Rolex

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close