LAJMEPOLITIKE

Drejtori i RTKLive thotë se qytetarët dje vendosën për Rusinë

Drejtori i portalit të televizionit publik të Kosovës, RTKlive, Mentor Shala, ka lëshuar kritika të ashpra për partinë fituese të zgjedhjeve të djeshme, Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një postim të tijin në Facebook, të cilin pas një kohe e ka fshirë, Shala ka thënë se qytetarët votuan për Lindjen e Rusinë, duke aluduar në LVV-në, e cila është duke prirë në rezultatet e publikuara nga KQZ-ja.

“Lindje-Perëndim, Perëndim a Lindje?! Përgjigja u dha sonte- Sot 26% e popullit (që fatmirësisht nuk është shumica e popullit të Kosovës), vendosen per Lindjen”, ka thënë Shala, raporton Koha.net.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë fushatës parazgjedhore, vazhdimisht ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se është anti-Perëndimore.

Edhe Shala ka thënë se SHBA-ja deshi që ne të jemi me Perëndimin, por, sipas tij, “ne s’e dëgjuam”.

Ore dore Rolex

“Nëse Perëndimi (SHBA) u munduan të na bajnë të qartë se duhet të mbesim me perëndimin e na s’e degjuam – Lindja (Rusia) sot ia qon gishtin e mesëm Perëndimit (SHBA) dhe i thotë tash merreni vesh me mu(Rusinë) për Kosovën. Po du me thanë ia kemi thy Rusisë me sonte”, ka shkruar Shala.

Tutje, ai ka thënë se “deri më sot kurrë ma afër s’e kemi pas rrumbullaksimin e shtetit të Kosovës ndërsa prej sonte ma larg e kemi, edhe pse besoj shumë në mrekulli (lojëra të mëdha prej njerëzve të mëdhej)! Klm”, ka përfunduar Shala, ish-drejtor i Televizionit Publik të Kosovës.

Kujtojmë se RTK-ja vazhdimisht ka qenë e kritikuar nga partitë opozitare se ka mbajtur qëndrim pro partive në pushtet.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close