LAJMEPOLITIKE

Skandal – Zarfet me aplikime për viza përfundojnë në thasët me vota të diasporës

Ekipet e monitorimit të KALLXO.com të cilat ndodhen në sallën ku po ruhen votat e diasporës në Ministrinë e Infrastrukturës njoftojnë se ka ndodhur në pështjellim i pakove me aplikimet për viza të qytetarëve të Kosovës me zarfet me vota nga Diaspora.

Siç merr vesh KALLXO.com në mesin e pakove me vota nga Diaspora të cilat kanë arritur përmes Postës, kanë përfunduar edhe zarfe të qytetarëve të cilët i kanë nisur ato përmes postës për të aplikuar për viza.

KALLXO.com është duke monitoruar procesin se si po rrjedh në vendin ku po ruhen votat e Diasporës dhe do t`ju mbajë të informuar në vazhdimësi.

Ndryshe votat e Diasporës që kanë arritur përmes postës janë duke u ruajtur në hapësirat e Ministrisë së Infrastrukturës.

Procesi i verifikimit të fletëvotimeve ka të bëjë me hapjen e pakove të pranuara nga OVPP-ja, dhe fillon në ditën e zgjedhjeve.

Ore dore Rolex

Fletëvotimet bëhen të vlefshme vetëm nëse aplikuesit janë regjistruar suksesshëm në periudhën e aplikimit për regjistrim dhe nëse ka dërguar një kopje të dokumentit identifikues valid.

Pas aprovimit zarfet e fshehtësisë futen në një folje transparente dhe brenda kutive të votimit, ku më pas u dërgohen Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, për numërimin e fletëvotimeve.

Numri i aplikuesve të regjistruar suksesshëm në periudhën e aplikimit është 35087, ndërsa numri i aplikimeve të refuzuara është 5226.

Nga 35087 aplikues të regjistruar suksesshëm 4337 prej tyre vijnë nga Serbia.

Deri me tani ka arritur të bëhet verifikimi i 3014 fletëvotimeve.

Deri në fund të javës pritet që të përfundoj verifikimi i fletëvotimeve dhe të procedohet me numërimin e tyre

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko dhe

Close
Back to top button
Close
Close