LAJMEPOLITIKE

LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani merren vesh që të bashkëqeverisin

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja janë dakorduar që të qeverisin bashkë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti – partia e së cilit deri në rezultatet e tanishme zyrtare del të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit – pas takimit me kandidaten e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani dhe kryetarin e kësaj partie Isa Mustafën.

“E uruam njëri-tjetrin për gjithçka. Besoj që do të na shkojë mbarë e mirë sepse jemi pajtuar që do të qeverisim bashkë. Kështu që, urime të gjithëve”.

Kurti ka thënë para mediave se bisedimet me LDK-në kanë nisur me idenë e përbashkët se si e shohin qeverisjen, njofton Klan Kosova.

“Natyrisht që Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta, prandaj pa humbur kohë ne kemi filluar bisedimet duke nisur me idenë e përbashkët që do ta zbatojmë për qeveri sa më efikase dhe për shtet sa më të fuqishëm”.

Ore dore Rolex

“Synimi jonë është që t’i dalim zot nevojave të qytetarëve, t’i respektojmë të drejtat e tyre dhe ta orientojmë shtetin nga drejtësia, zhvillimi, demokracia dhe mirëqenia për të gjithë”.

I pari i Vetëvendosjes dhe kryeministri potencial ka thënë se janë marrë vesh që në qeverinë që do ta udhëheqin bashkë me LDK-në do të ketë minimalisht 30 % të përfaqësimit të grave.

“Jemi dakorduar që të kemi një dysheme prej 30 % të përfaqësimit gjinor, minimalisht do të jenë 30 % gra edhe në mesin e ministrave dhe zëvendësministrave. Do të kemi shumë më pak ministri dhe zëvendësministra, por do të kemi shumë më tepër angazhim, përkushtim dhe punë”.

“Ekipet profesionale të LDK-së dhe Vetëvendosjes do të takohen për të harmonizuar programet tona dhe për t’u dakorduar  për projektet tona”.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close