LAJMEPOLITIKE

Serbia merr edhe një ‘goditje’, Sanxhaku i Novi Pazarit kërkon bashkim me Kosovën

Kosova tash e sa vite ka probleme të shtrijë autoritetin e saj në veri të vendit, por nga dikush nga Sanxhaku i Novi Pazarit në Serbi po kërkon bashkimin me Kosovë.

Është lideri i Boshnjakëve në Sanxhak, Sulejman Ugljanin, i cili po i prin kësaj ideje dhe ka folur gjatë për gjendjen e boshnjakëve në Sanxhak, për shqiptarët dhe kushtet me të cilat jetojnë ata.

Ugljanin ka thënë se Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës janë popuj autokton dhe sipas tij gjithçka që bëhet ndaj këtyre dy vendeve dëgjohet në Prishtinë.

“Ju lutem, ne jemi dy popuj autokton, ne jemi në Sanxhak, ata janë në Preshevë e ato dy komuna tjera, sipas kësaj, nëse mua më pyesni, ne në Ballkan të gjithë jetojmë si në sistemin domino, gjithçka që ndodh me shqiptarët në ato tri komuna atje, ndjehet edhe në Kosovë e Shqipëri, gjithçka që ndodhë me boshnjakët ndjehet gjithashtu edhe në Kosovë, Maqedoni, Bosnje, për atë them se fuqitë e mëdha kanë obligim që të zgjidhin pyetjen afatgjate të këtyre popujve të vegjël të cilën kanë pësuar shumë nga agresioni serb ndër vite”, tha Ugljanini, transmeton gazetametro.net

Hapja e një diskursi të tillë politikë për bashkimin e Sanxhakut me popullatë shumicë islamike do të mund t’i jepte konotacion fetar çështjes së Kosovës e cila hyn në fazën përfundimtare të arritjes së marrëveshjes me Serbinë, e cila në asnjë mënyrë diplomacia kosovare nuk dëshiron të njolloset me nuanca islamike, apo të islamit politikë.

Ore dore Rolex

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close