FAMILJE

5 mijë qytetarë, lënë çdo vit shtetësinë e Kosovës

Për çdo vit përllogaritet që shtetësinë e Kosovës e lënë rreth 5 mijë qytetarë, teksa nga viti 2009 e kanë lënë më shumë se 40 mijë shtetas.

Nga janari e deri në gusht të këtij viti nga shtetësia e Kosovës, sipas Ministrisë së , janë liruar mbi 3 mijë persona.

Avazi i lënies së shtetësisë së Kosovës po vazhdon vit pas viti e duke u bazuar në statistikat e MPB-së, ky numër është duke shënuar rritje, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndër shkaqet, të cilat kanë ndikuar në rritjen e këtij numri, sipas njohësve të rrethanave janë: kërkesat recidive të disa shteteve ku punojnë e jetojnë aktualisht kosovarët, ecuritë politike e politikëbërja në vend, si edhe faktorët ekonomikë e politiko-socialë.

Njëkohësisht ata shtojnë se në rritjen e numrit të personave që i thonë lamtumirë shtetësisë së Kosovës ka ndikuar edhe zvarritja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ore dore Rolex

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close