LAJMEPOLITIKE

Tahiri uron Vetëvendosjen! për fitoren, shkruan për rritjen 30% të LDK-së në Vushtrri

Partnerin e tij qeverisës në qeverinë komunale, Vetëvendosjen!, e ka uruar edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Tahiri ka përmendur edhe një sukses të shënuar të LDK-së në Vushtrri, që është rritja për 2000 vota e këtij subjekti politik në këto zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

“LDK në Vushtrri është subjekti politik me rritjen më të madhe në Vushtrri, prandaj lirisht mund të themi që është fituesi moral i këtyre zgjedhjeve. Me afër 2000 vota rritje, ose 30% rritje në krahasim me vitin 2017, ne jemi në rrugën e duhur të rikthimit si parti lidere në Vushtrri. Për më tepër si degë jemi afër që të kemi përfaqësuese në Kuvend dhe dua të uroj Rrezartën, kryetare e FG për këtë rezultat. Po ashtu dus të falënderojë Dr. Hysin. Për kontributin shembullor për degën e LDK-së.” ka shkruar Tahiri në facebook.

Në vazhdim Tahiri ka falënderuar të gjithë aktivistët dhe votuesit e LDK-së në Vushtrri që u angazhuan për këtë subjekt politik në këto zgjedhje.

Postimi i plote:

Ore dore Rolex

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Ju shprehë mirënjohjen time për një proces zgjedhor të qetë e demokratik. 

Fituesve të zgjedhjeve në Vushtrri, partnerit tonë në koalicion VV i urojmë për rezultatin e arritur. 

Vjosa ishte inspirimi i kësaj fushate model të LDK-së, duke e rikthyer LDK fuqishëm. 

LDK në Vushtrri është subjekti politik me rritjen më të madhe në Vushtrri, prandaj lirisht mund të themi që është fituesi moral i këtyre zgjedhjeve. Me afër 2000 vota rritje, ose 30% rritje në krahasim me vitin 2017, ne jemi në rrugën e duhur të rikthimit si parti lidere në Vushtrri. Për më tepër si degë jemi afër që të kemi përfaqësuese në Kuvend dhe dua të uroj Rrezartën, kryetare e FG për këtë rezultat. Po ashtu dua të falënderoj Dr. Hysin. Për kontributin shembullor për degën e LDK-së.

Na duhet ende shumë punë e angazhim por rruga përpara është e qartë, duhet të ndëgjojmë zërin e votuesit të LDK-së. 

Të dashur aktivist e votues të LDK-së, si shef i shtabit zgjedhor të degës, ju shprehë falënderimet e përulësinë time për angazhimin tuaj në nëndegë, fshatra e lagje të qytetit. Vazhdojmë.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close