SPORT

A ka shanse Kosova të kualifikohet? Ja çka thotë Rashica

Milot Rashica është plot vetëbesim, rreth asaj se a mund të kualifikohet Kosova në Evropian.

Gjasta e Kosovës për kualifikim në Kampionatin Evropian janë vështirësuar, me humbjen e Anglisë kundër Çekisë.

Por, ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, në konferencë për media në prag të ndeshjes pohoi se në kampin e Kosovës kanë besim të madh në kualifikim, transmeton Insporti

“Po normal, ne kemi besuar prej fillimit, kemi besim shumë të madh dhe besojmë se gjithçka është e mundshme”, deklaroi Rashica.

“Duhet të shkojmë ndeshjes pas ndeshjes për të mbërritur aty ku duam të gjithë”, theksoi ai.

Ore dore Rolex

“Besoj që deri tash kemi bërë rrugëtim të mirë dhe çdo lojtar ka përvojë jashëzakonisht të mirë. Edhe pse Anglia ka humbur – normal na ka vështirësuar punën – por pa marrë parasysh ne kemi pasur qëllimin që të hyjmë në çdo ndeshje për fitore”, shtoi ai.

“Nesër kemi test të rëndësishëm, dhe shpresojmë të kalojmë të gjitha testet, ndeshje pas ndeshje”, theksoi ai.

Tutje, Rashica shpjegoi se çfarë do të ketë ndryshe nesër, nga takimi i zhvilluar në muajin qershor në Podgoricë.

“Të gjithë e dimë se nuk do të jetë ndeshje e lehtë, u pa edhe në ndeshjen që kemi luajtur atje, por edhe në atë ndeshje kemi pasur shumë raste, por është dashur të shënojmë së paku edhe një herë më shumë”, shtoi ai.

“Këtu e kemi përkrahjen e krejt tifozëve, dhe nëse i përmbaheni planit dhe taktikave që kemi, kemi gjasa të dalim me tri pikë dhe do ta japim maksimumin për ta arritur”, përfundoi ai. /Insporti.com/

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close