POLITIKE

ALBIN KURTI PARALAJMËRON MASA PËR PUNËDHËNËSIT QË SHKELIN TË DREJTAT E PUNËTORËVE – GJITHÇKA NIS ME RAMIZ KELMENDIN

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me Amar Pushkën, ish-punëtorin e marketit ETC, i cili është larguar nga kompania e udhëhequr nga Ramiz Kelmendi, për shkak të presioneve që e votoi VV-në,  shkruan Gazeta Insajderi.

Me këtë takim, Kurti, partia e të cilit doli e para në zgjedhje e parakohshme parlamentare në Kosovë, ka paralajmëruar masa të frikshme ndaj atyre që po shkelin të drejtat e punëtorëve në vend.

Kurti, me fotografinë e publikuar në Instagram, ka thënë se shkelësve të të drejtave të punëtorëve shpejt do t’iu vjen fundi.

“Amari është bërë punëtori më i famshëm i ETC-së. Jo rastësisht, jo pa arsye. Ai tani është i papunë, por i panënshtruar ndaj pronarit që vendosi të mbështesë regjimin e vjetër. Shkeljes së të drejtave të punëtorëve nga punëdhënësit shpejt do t’i vie fundi. Me punëtorë që e ngrisin zërin për të drejtat e tyre, sikurse Amar Pushka, do të fuqizojmë sindikatat, do ta zvogëlojmë pabarazinë e do ta luftojmë varfërinë. Amari nuk është vetëm. Ai ka një Lëvizje të tërë prapa”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, Amar Pushka, dy ditë më parë ka ndërprerë punën me marketin e Ramiz Kelmendit.

Ore dore Rolex

Ai ka thënë se presioni e ka detyruar ta lë punën.

““Prej që jam deklaruar publikisht që nuk e votoj PDK – kam pas presion nga menaxhmenti, nga krejt personat kompetent në kompani”, ka thënë Pushka, i cili është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje./ Insajderi.com

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close