LAJMEPOLITIKE

Zyrtarët e AAK-së shfrytëzojnë fatkeqësinë e të helmuarve për qërim hesapesh politike

Duket që rezultati preliminar i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit ka lënë të mllefosur zyrtarët e lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të cilët këtë mllef po e shprehin edhe pas helmimit të 26 komisionerëve nga zarfet e dërguara nga Serbia.

Pas reagimit të Muharrem Nitajt, tanimë ka reaguar edhe z.Burim Ramadani, koordinator në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës dhe zyrtar i lartë i AAK-së.

Ramadani ka kritikuar idenë e Albin Kurtit për zëvendësimin e tarifës 100% me reciprocitetin pas raportimit për 26 komisionerë të KQZ-së të helmuar nga zarfet e dërguara nga Serbia.

“Pllazmat do të kthehen në Kosovë. Kjo pritet të ndodh edhe pas zarfeve të dyshuara me helm nga Serbia. Sepse, heqja e taksës për reciprocitet, do të thotë Pllazmat në Kosovë. Kush do plazma, plazma gjen.” – ka shkruar ai.

Ai ka sugjeruar qeverinë e re që t’ia shtojë taksën 100 për qind masës së reciprocitetit.

Ore dore Rolex

Ky është reagimi i tij i plotë në Facebook:

Pllazmat do të kthehen në Kosovë.

Kjo pritet të ndodh edhe pas zarfeve të dyshuara me helm nga Serbia.

Sepse, heqja e taksës për reciprocitet, do të thotë Pllazmat në Kosovë.

Kush do pllazma, pllazma gjen.

Njerëz, shtojani reciprocitetin taksës. Mos e zëvendësoni të pazëvendësueshmen.

app-facebook

Burim R. Ramadani

6 hours ago

Pllazmat do të kthehen në Kosovë. 

Kjo pritet të ndodh edhe pas zarfeve të dyshuara me helm nga Serbia.

Sepse, heqja e taksës për reciprocitet, do të thotë Pllazmat në Kosovë. 

Kush do pllazma, pllazma gjen. 

Njerëz, shtojani reciprocitetin taksës. Mos e zëvendësoni të pazëvendësueshmen.

Më herët Muharrem Nitaj duke shfrytëzuar rastin e helmimit të komisionerëve, ka ironizuar me idenë e Albin Kurtit për reciprocitet me Serbinë.

“Ky është reciprociteti me Serbinë! A t’ia u çojmë edhe ne do zarfe me vota të helmuara!” ka shkruar ai në facebook.

Artikujt te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close